VIDEO/Raporti i DASH, Cakaj fillon mbrojtjen: Nuk përbën bazën e skandalizimit të...

VIDEO/Raporti i DASH, Cakaj fillon mbrojtjen: Nuk përbën bazën e skandalizimit të imazhit të Shqipërisë

54
0
Shares

Raporti i fundit i DASH padyshim që ishte një shuplakë ndaj Kryeministrisë e cila prej kohësh propagandon se vendi ynë ka bërë progres në aspektin ndërkombëtar.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka marrë në analizë raportin, teksa para gazetarëve ka filluar të zbërthejë kuptimet që ai ka marrë.

Sipas tij, raporti është një pasqyre realiste, por edhe inkurajim i madh për reformat e qeverisë.Ministri nuk kapet me detajet që raporti evidenton duke thënë se nuk përbën bazën e  skandalizimit për imazhin e vendit në rajon dhe në botë.

Raporti nuk është konstatim krize, por identifikim momentumi pozitiv dhe trendeve në rritje. Duhet theksuar se si mbyllet raporti, me mbështetjen e SHBA”, shprehet Cakaj.

Kujtojmë se sipas këtij raporti, Shqipëria është konsideruar një vend prodhimi të kanabisit dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një vend tranzit për drogat e forta si kokaina dhe heroina. Po ashtu, në raport theksohet se trafikantët mbeten të favorizuar dhe nuk ndëshkohen për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisë, po ashtu Shqipëria është edhe një vend për pastrimin e parave.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/380010449251929/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY