Gjuha Shqipe do mësohet me detyrim edhe në Universitet, gabimet në shkrim...

Gjuha Shqipe do mësohet me detyrim edhe në Universitet, gabimet në shkrim nxisin kërkesat

113
0
Shares

Mangësia në të shkruarit e gjuhës shqipe saktë ka nxitur propozime të tilla që gjuha shqipe të përfshihet si lënde e detyrueshme në çdo Fakultet të universiteteve shqiptare.

Nnë fakt, zanafilla e këtij propozimi e ka fillesën që në vitin 2010. Departamenti i Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ka hedhur hapa ndër vite me propozime, të cilat nuk janë marr parasysh.

Top Channel shkruan se para  8 vitesh me vendim të Senatit Akademik, gjuha shqipe mundi të bëhej lëndë me zgjedhje në Fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe të Mjekësisë. Krahas zgjedhjes së lëndës ‘ Kulturë Gjuhe’, në një nga degët e Fakultetit të Shkencave Sociale të mësuarit e gjuhës shqipe është kthyer në detyrim.

Ne përherë kemi nxjerrë rekomandime që ua kemi dërguar ministrive përkatëse për përfshirjen e gjuhës shqipe, së pari në sistemin parauniversitar në të dyja ciklet, pra dhe në shkollën e mesme. Dhe më pas si një lëndë në universitet”, tha Aljula Jubani-pedagoge, UT.

Por ndonësë duhet që ndryshimet të vijnë nga qeveritë, ajo cka mbetet ironike, janë gabimet drejtshkrimore të gjuhës shqipe në vetë institucionet shtetërore, ku emërtimi i ministrisë së Arsimit, është shkruar gabim.

Sipas rregullave, duhet shkruar ‘Ministria e Arsimit dhe E Sportit’. Gjithashtu më herët, gabim ishte shkruar dhe emërtimi në shkollën e re të hapur në kryeqytet.

Emri i shkollës është shkruar gabim. Është shkruar “Shkolla 9 vjeçare Kosova”, por duhet të shkruhe“Shkolla 9-vjeçare Kosova”(kliko).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY