Protesta tek “Unazë e Re”/ Klevis Balliu- Ramës: Kur bie drejtësia bëhet...

Protesta tek “Unazë e Re”/ Klevis Balliu- Ramës: Kur bie drejtësia bëhet vetëgjyqësia

54
0
Shares

Edhe pasditen e sotme banorët e Astirit kanë protestuar duke bllokuar rrugën dhe kanë kërkuar që të anulohet projekti i Unazës së Re.

Në krye të protestës, ka qenë ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili i ka bërë dhe një kërcënim të hapur kryeministrit Rama.

Balliu është shprehur se Rama duhet të dijë se kur bie drejtësia, bëhet vetqgjyqësia.

‘Ju nuk keni problem me krimin, me krimin keni partneritet, ju keni problem me qytetarët sepse ata janë kundër jush. Ju e keni problemin me protestën sepse nuk e dini se protesta është një vlerë në demokraci. Shtatë protestuesit e ndaluar do të na kenë gjithmonë afër, ndaj tyre nuk ka asnjë provë. Ju bëj thirrje çdo institucioni të shtetit që të tërheqë këtë gomarin që qeveris sot. Por ai duhet të dijë një gjë se kur bie drejtësia bëhet vetgjyqësia’, ka thënë ndër të tjera Klevis Balliu nga Astiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY