Telefonat e pagjurmueshëm, çfarë fshihet pas aparateve që kanë përdorur vrasësit e...

Telefonat e pagjurmueshëm, çfarë fshihet pas aparateve që kanë përdorur vrasësit e Jurgen Kurtit

691
0
Shares

Hetuesit kanë në dorë 5 telefona celularë, të tre prej të arrestuarëve si të dyshuar se bashkëpunuan në vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti, mbrëmjen e 18 marsit. Zhbllokimi i tyre, pritet të hedhë më shumë dritë mbi ekzekutimin e të riut, megjithëse duket pak e vështirë marrja e informacionit.

Këta telefona kushtojnë rreth 1600 euro dhe janë të pagjurmueshëm, pasi mesazhet zanore apo tekst vetëshkatërrohen, shkruan Opinion.

Autoritetet thonë se Klodjan Bane, që është shpallur në kërkim prej disa ditësh, dyshohet të jetë personi që ka qëlluar mbi 26-vjeçarin.

Mbrëmjen e 18 marsit Elsi Levendi kishte studiuar lëvizjet e Kurtit madje ishte ulur në një nga kafenetë e zonës në rrugën “Zef Jubani”. Sapo i riu kishte dalë nga palestra e cila ndodhet pranë shtëpisë së tij, Levendi lajmëroi bashkëpunëtorët të cilët e prisnin në hyrje të pallatit “Bjorn” ku jetonte.

Pas ekzekutimit të të riut grupi prej tre personash i cili lëvizte me mjetin tip “Mercedes” me targa të huaja u largua në drejtim të Postës numër 8, ndërsa Levendi lëvizi me taksi.

Nga këqyrja e filmimeve të disa kamerave të sigurisë vrasësit kishin ndaluar në afërsi të Pallatit me Shigjeta ku ishin takuar aty ku dhe dyshohet se i kanë ndërruar targat mjetit. Të enjten gjykata e Tiranës la në burg Olsi Qalliajn, Elsi Levendin dhe Alesio Berberin si bashkëpunëtor në vrasjen e Kurtit, megjithse ata kanë mohuar akuzat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY