Sa para kushtoi filmi me Elvana Gjatën? Ermal Mamaqi tregon shifrën

Sa para kushtoi filmi me Elvana Gjatën? Ermal Mamaqi tregon shifrën

122
0
Shares

Prej pak ditësh ka nisur të jepet në të gjitha kinematë filmi “Dy gisht mjaltë” me protagonist aktorin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren Elvana Gjata, e cila ishte hera e parë që e shihnim si aktore në një film.

Mamaqi ka qenë i ftuar ditën e sotme tek emisioni “Rudina” në Tv Klan ku ka folur për këtë prodhim kinematografik.  Aktori  u shpreh rreth realizimit, prapaskenave dhe gjithashtu sesa kushtoi ky produksion, çmim i cili sipas tij ka arritur vlerën e 250 mijë Euro.

Mora ekipin më të mirë që mund të kisha mundësi të merrja për të arritur një standard të lartë që askush të mos thoshte asgjë. Standardi është aq i lartë saqë ne po synojmë të bashkëpunojmë edhe me Netflix, ata po presin vetëm numrin e shitjeve të biletave për të vërtetuar që ne jemi të shikuar në Shqipëri. Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë Euro, një financim i pavarur. Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë,”-u shpreh aktori gjatë intervistës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY