Pas incidenteve ndaj protestuesve, policia thirrje Gazmend Bardhit: Do zbatojmë ligjin

Pas incidenteve ndaj protestuesve, policia thirrje Gazmend Bardhit: Do zbatojmë ligjin

53
0
Shares

Policia tashmë e ka bërë rrugë që të apelojë në emër të Gazmend Bardhit, sekretarit të Partisë Demokratike, duke i kërkuar atij të marrë masa për incidentet që krijohen në protestë.

I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti nderpresin menjehere keto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.” – dëgjohet në megafonët e policisë së shtetit.

Nga ana tjetër, protesta është shoqëruar me disa incidente rresht, që me dhunën e ushtruar tek gratë dhe tek disa qytetarë. Policia sërish ka kërkuar që qytetarët të përmbahen dhe jo të flasë për provokimet që u bëhen atyre.

Të nderuar qytetarë! Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.”- dëgjohet në thirrjet e policisë.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës, por siç kanë thënë drejtuesit e PD ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare. Ndërsa në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY