Sulmi me bojë ndaj deputetit të ri, Kryemadhi: Skenë e regjisorit Rama

Sulmi me bojë ndaj deputetit të ri, Kryemadhi: Skenë e regjisorit Rama

66
0
Shares

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar sulmin me bojë që iu bë deputetit të ri nga radhët e LSI, Ralf  Gjonit.

Kryemadhi e quajti skenar, ndërsa porositës bëri kryeministrin Rama, teksa e quajti dhe regjisor.

Ne jemi qytetarë që protestojmë kundër pafytyrësisë së qeverisë. Shteti është kapur nga një grup i vogël njerëzish. Nuk kam dijeni për një gjë të tillë, regjisor është Edi Rama që do ti kthejë deputetët në klloun. Më vjen keq për zotin Gjoni, në rast se ka përgjegjës të dalin para ligjit”, u shpreh Kryemadhi.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në momentin kur Ralf Gjoni po dilte nga banesa për të bërë betimin  në Kuvend.

Një djalë ka qenë i ulur tek kafja dhe në momentin kur Ralf Gjoni ka dalë nga pallati ai është ngritur dhe e ka qëlluar me bojë të cilën e kishte të vendosur në një shiringë.

Pas sulmit, deputeti i ri para se te hynte në Parlament, doli në një prononcim për mediat ku u shpreh se nuk i bën fresk qeverisë.

 “Nuk e prita dhe u frikësova fillimisht. Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë sjellje rrugaçërie, duan ta dijnë që unë jam këtu për të shmangur destibilizimin. Nuk kam ardhur këtu që të marr një rrogë të qelbur shteti, jam një njeri që vij nga jashtë, jam dhe shtetas i huaj.Nuk do lejoj kurrë që kountributi im të keqpërdoret. Unë nuk vij këtu për ti bërë fresk qeveris”, u shpreh Gjoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY