LIVE/Protesta e opozitës, Paloka thirrje policisë: Mos u bëni pjesë e këtij...

LIVE/Protesta e opozitës, Paloka thirrje policisë: Mos u bëni pjesë e këtij klani kriminal

83
0
Shares

Policia ka bërë thirrje të vazhdueshme për protestuesit, teksa më herët iu drejtua Gazmend Bardhit që të largonte njerëzit me maska, që sipas policisë ishin pjesë e protestës.

Edhe pse lideri demokrat Basha mungon, të pranishëm janë Sali Berisha dhe nënkryetari  Edi Paloka. Ky i fundit ka një mesazh për policinë dhe sjelljen e saj përgjatë ditëve të fundit.

‘Unë kam një thirrje për policët e ndershëm, – tha Paloka. – Mos u bëni pjesë e këtij klani kriminal. Ne jemi këtu edhe për drejtat tuaja të familjeve tuaja.

Nga ana tjetër, Paloka tha tha se kjo qeveri po përdor forcat policore speciale kundër qytetarëve shqiptarë, kundër qytetarëve të Unaza e Re, kundër çdokujt që proteston dhe reagon ndaj kësaj qeverisje kriminale.

Kjo qeveri ka kthyer Forcat Speciale kundër popullit shqiptar, kundër protestuesve në Astir dhe kudo ku protestohet kundër zullumit të kësaj qeverie. Në këtë parlament ndodhen kriminelë dhe hajdutë të Shqipërisë. Edi Rama është fajtori pse Shqipëria u mbush me drogë, pse rinia ikën dhe pse vendi është sot në një krizë të thellë institucionale dhe politike”, tha Paloka.

LIVE

LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 21 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY