“Kuvendi i Shqipërisë u çmend” Fuga: Po ikën nga funksionet e tij

“Kuvendi i Shqipërisë u çmend” Fuga: Po ikën nga funksionet e tij

95
0
Shares

Akademiku dhe profesori Artan Fuga në një postim në rrjetet sociale është ndalur tek Kuvendi i Shqipërisë, tani pas largimit dhe të opozitës dhe me ardhjen e deputetëve të rinj.

Fuga shkruan se tani Kuvendi është pa asnjë pushtet kontrollues ndaj tij, pa fre, pa litarë, pa byzylykë.

Sipas tij, kuvendi i Shqipërisë dalëngadalë “u çmend”, domethënë nisi të iki nga funksionet e tij.

“… Kuvendi i Shqipërisë në dehjen nga madhështia e një tempulli si vend i shenjtë, si vakëf, nisi të kërkojë edhe më shumë pushtet nga lart dhe nga poshtë, të merrte pushtet nga të dyja anët. Etja për pushtet u bë e jashtëzakonshme. Nga poshtë ja mori pushtetin zgjedhësit, i cili tanimë votonte vetëm për lista emërore partiake dhe jo për deputetë të veçantë si persona konkretë; nga lart nuk pranonte më kurrë Kuvendi i Shqipërisë të kishte sipër kokës të vet një institucion tjetër sëpaku verifikues a korrektues. Gjykata Kushtetuese e nxjerrë nga Kuvendi, pra nga partitë politike atje, as nuk guxonte kurrë të ndërhynte sistematikisht për të kthyer pas ligje, por thjesht kërkonte redaktimin e tyre, Presidenti i Republikës zgjidhej në fund të procesit me një shumicë të thjeshtë, edhe ai mbeti pa kompetenca, kurse një dhomë të dytë sanatoriale, Kuvendi i Shqipërisë i dalë nga ethet partiake as ka pranuar kurrë të ekzistojë.

Pa asnjë pushtet kontrollues ndaj tij, pa fre, pa litarë, pa byzylykë, Kuvendi i Shqipërisë dalëngadalë “u çmend”, domethënë nisi të iki nga funksionet e tij”,- shkruan Fuga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY