“Rama mori një shuplakë” Kryemadhi pas protestës: Tani fillon loja e vërtetë

“Rama mori një shuplakë” Kryemadhi pas protestës: Tani fillon loja e vërtetë

49
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat u shpreh se shqiptarët kaq masivisht sa ishin sot, do të jenë ata që do të largojnë pengesën e vetme për integrimin e vendit, emri i të cilit është  Edi Rama.

Kryemadhi menjëherë pas protestës adresoi mesazhe të qarta për kryeministrin Edi Rama.

Cdo qytet dhe cep i Shqipërisë i bën qytetarët e saj më të fortë, më të bindur se nuk ka kthim pas. E vetmja gjë që shpëton Shqipërinë nga kapja e krimit është integrimi evropian dhe duhet të ikë një orë e më parë njeriu që mban peng endrrat dhe shpresën e shqiptarëve” u shpreh Kryemadhi.

Basha nga ana tjetër, u dha dhe mesazh ndërkombëtarëve që pa një qeveri të drejtë nuk do të ketë kurrë qetësi dhe stabilitet.

Kujtojmë këtu se protesta e opozitës zgjati 4 orë ku nuk mungoi gazi lotsjellës si dhe autobotet me anë të të cilave policia shpërndante protestuesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY