LETRA/Policia me ultimatume, çfarë i kërkoi Gazmend Bardhit gjatë protestës

LETRA/Policia me ultimatume, çfarë i kërkoi Gazmend Bardhit gjatë protestës

59
0
Shares

Pak para se protestuesit të tërhiqeshin nga godina e Parlamentit për t’iu drejtuar selisë blu, policia doli me një deklaratë nga ku bëri presion të hapur për të shpërndarë protestuesit.

Në deklaratën që ajo bëri, i drejtohej sekretarit të përgjithshëm të partisë demokratike Gazmend  Bardhit, duke e quajtur dhe si organizator.

Në letër thuhej se policia do të ndërhynte me forcë sipas ligjit për të shpërndarë turmën, pavarësisht se protestuesit ishin të pambrojtur dhe të prekur nga gazi lotsjellës.

Ja çfarë thuhej:

Deklarata e Policisë së Shtetit:

 Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.

Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.

I NDERUAR ZOTI GAZMEND BARDHI !

Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë. Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen.  Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme.

Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal.

Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga  Policia e Shtetit e cila do të  përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY