Zjarri në Ministrinë e Brendshme, Berisha: Për të djegur udhëtimet e Olsi...

Zjarri në Ministrinë e Brendshme, Berisha: Për të djegur udhëtimet e Olsi Ramës e Ballës me trafikantët

56
0
Shares

Një zjarr përfshiu godinën e Ministrisë së Brendshme mbrëmjen e djeshme. Incidenti ndodhi në bodrumet e godinës.

Policia sqaronte se shërbimet e Sigurisë kishin konstatuar tym në bodrumin e kësaj ministrie, ndërsa si dëm material raportohet vetëm dëmtimi i një stabilizatori të energjisë elektrike.

Por, ish-kryeministri Berisha nuk mendon kështu. Sipas tij, zjarri ka qënë i qëllimshëm për të djegur serverat në mënyrë që të zhduken gjurmët e udhëtimeve të Taulant Ballës me trafikantët.

Postimi i Berishës:

Ne zjarr dhoma e TIMS!

Miq, Vasal Lleshaj dhe Geron Veliu djegin serverin e TIMS ne bodrumet e ministrise se brendshme per te zhdukur gjurmet e udhetimeve me trafikante te Olsi Rames, Taulant Beges dhe narkoministrave dhe narkoqeveritareve te tjere!

Mesohet se jane djegur dhe qindra dosje krimi ne dhomen ngjitur. Feste e madhe kane sonte narkoset ne te gjitha nivelet. Rroftë Zjarri!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY