LISTA/Kush janë kandidatët e LSI që kanë pranuar mandatin e deputetit

LISTA/Kush janë kandidatët e LSI që kanë pranuar mandatin e deputetit

99
0
Shares

Numri i kandidatëve të LSI, të cilët kanë pranuar kërkesën e KQZ për të marrë mandatin e deputetit, ka shkuar në katër.

Burime pranë KQZ, bëjnë me dije se ditën e sotme kanë  depozituar kërkesën për të marrë mandatin e deputetit disa emra të njohur.

Duke e nisur në rend kronologjik, i fundit që ka pranuar këtë kërkesë ka qënë kandidati i LSI-së për Qarkun e Tiranës, Edmond Abaz Rrushi. Ai ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit dhe është në pritje të vendimin të KQZ për t’i dhënë mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës.

Ndërkohë më herët nga LSI u “shkëputën”, tre kandidatë të tjerë . Gjatë paradites, Ylli Shehu, ish-deputeti i LSI-së ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit. Po të njëjtën gjë ka bërë dhe kandidatja e LSI-së në Dibër, Aurora Mara edhe kjo ka dorëzuar formularin ditën e sotme.

Ndërkohë që emri i tretë është, Enver Roshi, kandidat për deputet i LSI-së në Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY