Nard Ndoka i bashkohet ish-deputetëve, firmos dorëzimin e mandatit

Nard Ndoka i bashkohet ish-deputetëve, firmos dorëzimin e mandatit

51
0
Shares

I pakthyeshëm ka qënë dhe vendimi i ish-deputetit Nard Ndoka për të djegur mandatet.

Duke qenë se ish-deputeti ndodhej në Bruksel, gjatë kohës që opozita mori vendimin unanim për të dorëzuar mandatet,të gjithë spekuluan se ai ndoshta nuk do të pajtohej me këtë gjë.

Por kreu i PDK, Nard Ndoka sapo është kthyer ditën e sotme, i është bashkuar vendimit të opozitës së bashkuar dhe ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Burime pranë kreut të PDK-së e konfirmojnë këtë fakt dhe shtojnë  se Ndoka nga Rinasi është paraqitur mesditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit dhe ka firmosur aty sipas procedurës, lënien e mandatit të tij duke shuar kështu edhe shpresat dhe spekulimet nga zëra të Rilindjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY