Pse Rusia ben deklarate per Ramen ne lidhje me Kosovën

Pse Rusia ben deklarate per Ramen ne lidhje me Kosovën

76
0
Shares

Rusia ka reaguar pas deklaratave  të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili më herët u shpreh se Kosova është pjesë e Shqipërisë, sikurse deklaron ministria e jashtme ruse.

Sipas zëdhënëses së  ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, Rusia nuk mund të rrijë indiferente pas këtyre fjalëve.

Në konferencën e rregullt me gazetarë, Zakharova ka deklaruar sot se Rusia nuk mund të injorojë deklaratat e bëra nga kryeministri Rama, në lidhje me Kosovën.

Në një intervistë për një televizion shqiptar, Edi Rama haptazi tha se për të ‘Kosova është pjesë e Shqipërisë’ dhe se ‘bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk është Plan B por Plan A’. Ndoshta e kemi pasur përkthimin e gabuar? E kemi kontrolluar disa herë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e lidhi zbatimin e këtij të ashtuquajturi Plan A me diskutimet aktuale për korrigjim të kufijve në rajon në kuadër të procesit negociues për një marrëveshje të përshtatshme mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Zakharova, raporton Koha.net.

“Ne konsiderojmë se retorika të këtilla janë krejtësisht të papranueshme. Në të vërtetë, ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial të Serbisë dhe statusin e Rajonit Autonom të Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, tha ajo, duke kërkuar edhe reagimin e Perëndimit, të NATO-s dhe të BE-së për “plane të këtilla gjeopolitike”.

Kjo eshte hera e pare qe Rusia ngre nje deklarate kunder kryeministrit shqiptar qekur ky i fundit ne bashkepunim me Vucic dhe Thacin kane hartuar nje plan per ndarjen e Kosoves te ciline mbeshtet edhe Rusia.

Kryeministri Rama ka nevoje per pak oksigjen nacionalist keto dite kur trazirat ne Tirane jane ne prag.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY