Tjetër mbledhje në selinë e PD, zbardhen çështjet që do të diskutohen

Tjetër mbledhje në selinë e PD, zbardhen çështjet që do të diskutohen

83
0
Shares

Zhvillimet e fundit politike kanë çuar Partinë Demokratike drejt mbledhjeve të shumta për të arritur dret një vendimi final.

Burime nga PD bëjnë me dije se  kreu i kësaj force politike Lulzim Basha ditën e sotme ka mbledhur kolegjin e kryetarëve. Mbledhja po  zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se në mbledhje marrin pjesë të gjithë kryetarët e PD-së në rrethe.

Ajo për çfarë po diskutohet janë hapat e mëtejshëm që do ndjekë opozita. Takimi i kolegjit të kryetarëve zhvillohet për të vendosur organizmin, vendimet e kryesisë, protestat dhe takimet.

Kujtojmë që një ditë më parë PD mblodhi Kryesinë e kësaj partie, ku u diskutuan 3 pika kryesore mes të cilave edhe shkarkimin nga të gjitha funksionet dhe anëtarësia të deputetit Myslim Murrizi.
©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY