Një fushatë e veçantë, zbuloni pse këta meshkuj me ngjyrë kanë pozuar...

Një fushatë e veçantë, zbuloni pse këta meshkuj me ngjyrë kanë pozuar të gjithë me kapuç

143
0
Shares

Kjo është iniciatave më e rë që një i ri ka ndërmarrë për të dhënë mesazhin e fortë se njerëzit nuk duhet të ecin me steriotipe.

BBC ka publikuar historinë e Cephas Williams, një i ri që ka mbaruar studimet dhe punon si punonjës social. Atij i ka ardhur në majë të hundës mënyra sesi të tjerët e shohin kur vesh bluza sportive me kapuç.

Tani po përpiqet të ndryshojë perceptimet ndaj meshkujve me ngjyrë nëpërmjet përdorimit të fotografisë. 27-vjeçari është një sipërmarrës nga Kryqi i Ri, në juglindje të Londrës, i cili punon në komunitet.

Ai thotë se njerëzit nuk e shohin atë për personin që ai është – dhe janë të prirur për ta gjykuar dhe stereotipuar atë.

Ai është lodhur nga ajo që ai e quan portretizimin negativ të meshkujve të zinj brenda medias dhe stigmës që i bashkëngjiten atyre në publik. Duke përdorur mediat sociale si një platformë, ai vë në shënjestër pikërisht këta lloj meshkuj.

Këta njerëz janë politikanë, drejtorë, mësues – të gjithë kanë histori pozitive dhe suksese në jetë. Pikërisht për të treguar se veshja e tyre nuk ka lidhje me atë që ata janë në të vërtetë.

Por mediat shumë rrallë tregojnë këto tregime pozitive, thotë ai, kështu që fushata me 56 meshkuj të zinj, shërben për t’i kujtuar të tjerëve se veshja nuk është tregues i karakterit të tyre.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY