Vendimi për të djegur mandatet, dy ambasadorët i shkojnë në zyrë Bashës

Vendimi për të djegur mandatet, dy ambasadorët i shkojnë në zyrë Bashës

71
0
Shares

Vendimi i Lulzim Bashës dhe opozitës për të djegur mandatet ka sjellë dhe shqetësimin e ndërkombëtarëve të cilët janë në Shqipëri.

Mësohet se dy ambasadorët në vendin tonë janë në një takim më kreun e PD, Lulzim Bashën.

Bëhet fjalë për ambasadoren e Gjermanisë, Susanne Schutz dhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.

Takimi mes tyre me dyer të mbyllura vjen dy ditë pas vendimit të PD dhe opozitës së bashkuar për djegien e mandateve, si mesazh i ardhur nga protesta e 16 shkurtit.

Ndërkohë, pasditen e sotme, rreth orës 18.00 është parashikuar të mbahet Këshilli Kombëtar, i cili është hapi i fundit për vendimin përfundimtar të djegies së mandateve.

Kryedemokrati Basha shtoi se djegia e mandateve nuk është një qëllim në vetvete, por fillimi i një sfide e cila synon të garantojë një qeveri për njerëzit, e jo për krimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY