FOTO/’E tërhoqën zvarrë që nga sheshi…’ Paloka kujton 20 shkurtin me bustin...

FOTO/’E tërhoqën zvarrë që nga sheshi…’ Paloka kujton 20 shkurtin me bustin e Ramës që rrëzohet

83
0
Shares

20 Shkurti shënon ditën kur shqiptarët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës dhe ditën kur Shqipëria ndryshoi dhe iu hap rruga demokracisë.

Deputeti demokrat Edi Paloka ka zgjedhur ta kujtojë këtë ditë me një foto të montuar, ku në vend të diktaktorit famëkeq shfaqet kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në profilin e tij të “Facebook”, Paloka krahas fotos ndan edhe një përshkrim të situatës së 20 shkurtit 1991.

Postimi i Edi Palokës

Me 20 shkurt 1991, pasi qytetaret e Tiranes rrezuan bustin e diktatorit, ne dolem nga greva e urise. Sa kishte filluar te erresohej.

Pas tre ditesh ne greve doja te shkoja sa me pare ne shtepi, por nuk me ikej pa bere nje foto me koken e diktatorit qe qytetaret e Tiranes e sollen tek ne pasi e terhoqen zvarre qe nga sheshi. Ne fakt gjeta vetem disa copa nga bronxi qe deri ate dite ngrihej me arrogance ne mes te kryeqytetit si monumenti i diktatorit.

Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet qe duket se i kishin dhene njerzit dhe…qelbeshin era shurre. Duket se urrejtja e grumbulluar e shqiptareve ishte zbrazur mire; nuk ishin mjaftuar as me rrezimin, as me terheqjen zvarre, as me goditjet me hunj por edhe i kishin permjerre siper diktatorit.
E pra deri ate dite dukej si e pamundur qe ai monument te shkulej nga aty…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY