Deputeti i PD: Prokuroria të fillojë menjëherë hetimet për reagimin ekstrem të...

Deputeti i PD: Prokuroria të fillojë menjëherë hetimet për reagimin ekstrem të policisë

85
0
Shares

Gjatë protestës së sotme, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ku jo pak herë ata u lënduan nga substanca e dëmshme dhe shumë prej tyre paraqitën gjendje të fikëti.

Deputeti i PD, Tritan Shehu, e ka dënuar këtë akt, duke thënë se prokuroria duhet menjëherë të fillojë hetimet për reagimin ekstrem të policisë.

POSTIMI I TRITAN SHEHUT:

Prokuroria duhet menjehere te filloje hetimet per reagimin ekstrem te policise me gazet tosike te perdorura sot ne shkalle te gjere.
Ne protesten e sotme shqiptaret tranzmetuan dy karakteristika, qe perbejne nje garanci per zhvillimet e neserme, masivitetin me te madh ne historine e protestave tona me vendosmerine e pa lekundur per te luftuar per te drejtat themelore, per tju kundervene krimit, korrupsionit, arrogances, varferise etj.
Regjimi demostroi perseri jo vetem arrogance e dhune, por dhe pa pergjegjshmeri te plote ne reagimin e tij ekstrem.
Perdorimi masiv i gazeve toksike, jo vetem ndaj atyre qe kaluan kordonin policor, niveli shume i larte toksicitetit te tyre me pasoja serioze mbi shendetin e mijra e mijra qytetareve, gazetareve, protestuesve paqesore, perben nje veper te rende penale.
Sot krahas lartesimit te pergjegjshmerise qytetare, zullumet e qeverisjes u trashen se tepermi.
“Zullumi keputet duke u trashur”, askush nuk duhet ta harroje kete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY