Punime në autostradën Tiranë-Durrës, si devijohet trafiku nga nesër

Punime në autostradën Tiranë-Durrës, si devijohet trafiku nga nesër

102
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se duke filluar nga dita e nesërme dhe për 5 ditë me radhë do të ketë divijim të trafikut në autostradën Tiranë – Qafë Kashar, tek kthesa Rinasit.

Sipas ARRSH shkak për këtë devijim është vazhdimi i punimeve për për ndërtimin e 2 tombinove të reja në segmentin rrugor dhe për ndërtimin e pusetave hyrëse dhe dalëse të portaleve të tombinove.

“Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve do të realizohet devijimi i trafikut në km 6+500 në drejtimin Tiranë – Durrës dhe në km 7+550 në drejtimin Durrës – Tiranë në rrugët dytësore në këto pika. Trafiku në këto segmente do të bëhet vetëm në një kalim” njofton policia dhe ARRSH.

Gjithashtu ARRSH dhe policia bëjnë me dije se në segmentin rrugor Tiranë – Kamëz, mbas mbikalimit të Kamzës, do të realizohet riparimi i shtresave asfaltike të dëmtuara.

Punimet në këtë segment rrugor do të zgjasin 3 ditë nga data 14 deri në datën 17  shkurt. Kufizimi i trafikut të mjeteve do të bëhet në një korsi të lëvizjes gjatë kohës së kryerjes së punimeve.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY