FOTO/Emërohen dy zv.ministrat e rinj të Arsimit, një prej tyre dhe prezantuesja...

FOTO/Emërohen dy zv.ministrat e rinj të Arsimit, një prej tyre dhe prezantuesja e njohur

633
0
Shares

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme emërimin e  dy zv.ministrave të rinj të Arsimit.

Emrat e rinj janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhi. Të dy ata i bashkangjiten dhe dy zëvendësministrave të tjerë në këtë dikaster, bashkë me Shpati Kolgegën dhe Kostandin Shkurtin.

Ata zënë vendin e Besa Shahinit, e cila nga zv.ministre mori postin e Lindita Nikollës, pas shkarkimit nga kryeministri Rama në dhjetor të 2018-ës, si dhe vendin e Taulant Mukës, i cili dha dorëheqjen dy javë pas emërimit.

Dy zyrtarët e rinj nuk janë emra të panjohur.

Redi Shtino ka mbajtur edhe më herët këtë post. Ai ka qenë zv.ministër në 2016-ën, kohë kur ministrinë e drejtonte Lindita Nikolla, ndërsa Lorena Haxhiu ka drejtuar disa emisione televizive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY