VIDEO/’Pse opozita nuk ka folur’…, Basha përballet me tregtarin në Pogradec

VIDEO/’Pse opozita nuk ka folur’…, Basha përballet me tregtarin në Pogradec

229
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike ndodhet në Pogradec në kuadër të vizitave të tij për protestën e madhe të 16 Shkurtit.

Demokrati ka takuar qytetarët dhe disa tregtarë duke u prezantuar dhe platformën ekonomike të partisë.

Basha ka patur dhe një debat me një nga opozitarët i cili i ka thënë se ka humbur besimin  për Partinë Demokratike. Por nga ana tjetër, Basha është shprehur se ka bërë detyrën e tij si kreu i opozitës duke u përgjigjur zërit të opozitës.

Tregtari:Më thuaj hapur, t’i mbaj dokumentet e pronave që më takojnë e s’mi kanë kthyer apo t’i hedh?! Opozita pse nuk ka folur kaq vite për pronat? Unë jam shumë i dëmtuar, sepse kam 85 dynymë që s’po i marr dot.

Basha: Spartak, arsyeja pse nuk e ke dëgjuar fjalën tonë është se mediat janë të kapura. Ne kemi mbajtur qëndrime të qarta në parlament. Më dëgjo, pastaj më thuaj…

Basha ka ftuar qytetarët të vijnë në protestën e madhe si e vetmja zgjidhje për të ndryshuar sistemin qeverisës.

LIVE – Takime me qytetarët e Pogradecit për protestën në #16Shkurt #protesto

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 12 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY