VIDEO/Flasin prindërit e 13-vjeçares, babai mesazh të ndjerë: Mos e paçit këtë...

VIDEO/Flasin prindërit e 13-vjeçares, babai mesazh të ndjerë: Mos e paçit këtë rrisk…

239
0
Shares

Kjo është hera e parë që dy prindërit e 13-vjeçares së përdhunuar në Kavajë dalin publikisht.

Pamjet janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama, ku të dy janë vizituar nga Elisa Spiropali.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme me familjarët e vajzës së mitur e cila u abuzua seksualisht nga 8 adoleshentë.

Babai i vajzës ka dhënë një mesazh nisur nga rasti që i ka ndodhur familjes së tij.

Babai i vajzës së dhunuar seksualisht: Kjo që më ndodhi mua uroj që mos t’i ndodhi asnjërit. Të jetë një mësim jashtë zakonisht i veçantë për të gjithë prindërit e republikës së Shqipërisë.

Falënderim shumë të veçantë, jam shumë mirënjohës Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Fëmijëve, sepse më kanë mbështetur në takimet me psikologët. Po kështu një ndihme të madhe ka dhënë dhe ministrja e Shëndetësisë. Si vajza ime dhe si shumë të tjerë, i uroj mbarësi në jetë se kam një vajzë shumë inteligjente, me nota shumë të mira, kam një vajze që ka një kurajo që nuk mund ta përshkruaj unë si prind.

Ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali, viziton familjarët e vajzës së mitur në Kavajë.Ata ndjehen të pambrojtur nga agresioni publik i politikës e medias dhe luten për respektimin e privatësisë së vajzës.

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 8 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY