‘Si do e shkulim nga aty atë p****’, dalin mesazhet e Ballukut...

‘Si do e shkulim nga aty atë p****’, dalin mesazhet e Ballukut me deputetin e PS për zgjedhjet

607
0
Shares

Zgjedhjet vendore ndonëse dhe disa muaj larg, janë padyshim çështja që vë në punë partitë politike. Kur flasim për to, kemi parasysh gjithë  përpjekjet për të përzgjedhur kandidatin më të mirë dhe deri tek fushata zgjedhore.

A2 CNN ka kapur momentet e bisedës së ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me deputetin socialist Sadi Vorpsi në seancën e së enjtes në parlament.

Edhe pse ka pak ditë në qeveri, Balluku duket qartë se është një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS, edhe në funksion të zgjedhjeve lokale. Në bisedën e Whats Up, pasuesja e Damian Gjiknurit duket se nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës Fiqiri Ismaili me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.

Zbardhja e bisedës:

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)
Vorpsi: Ha ha
Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****
Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate
Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët
Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë
Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin
Vorpsi: Po po, e di
Balluku: Dhe po e bën shumë mirë
Vorpsi: Eshtë djalë super ai
Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik
Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.
Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.
Vorpsi: E rëndësishme…

Ky është komunikimi jo shumë etik brenda maxhorancës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY