Apeli pranon gjykimin e shkurtuar, ja sa dënohet Dritan Dajti

Apeli pranon gjykimin e shkurtuar, ja sa dënohet Dritan Dajti

475
0
Shares

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit. Dajti është i akuzuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës.

Apeli i Krimeve ka pranuar kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burg.

Dajti u dënua përjetë në korrik 2014. Vendimi u prish nga Apeli, i cili e ktheu dosjen për rigjykim.

Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY