VIDEO/ Vasili: E vërteta për bankën e Ramës

VIDEO/ Vasili: E vërteta për bankën e Ramës

123
0
Shares

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama, se ka mashtruar në Kuvend për ‘Abi Bank’.

Vasili deklaroi se banka private në Shqipëri nuk është nën kontroll nga autoritetet e SHBA, siç deklaroi kreu i qeverisë.

Deklarata e kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili:

Jemi këtu në këtë komunikim së bashku për të bërë transparencën e plotë të gjithçka që ka lidhje me problemet e sistemit bankar dhe në mënyrë të veçantë për tu ballafaquar me ju çfarë kryeministri shqiptar gënjen dhe nuk thotë të vërtetën. Dhe cilat janë të vërtetat konkretisht? Çështja që të kemi  një diskutim  së bashku, është që kemi një bankë Abi Bank, tashmë e  njohur nga të gjithë ju, për të cilën Kryeministri i Shqipërisë mori përsipër publikisht në Parlament të deklarojë sa më poshtë dhe ju ftoj të ndiqni çfarë deklaroi ai në Parlamentin e Shqipërisë.

Siç e patë Kryeministri në Parlament deklaroi që kjo bankë është një bankë që kontrollohet nga Enti Rregullator për bankat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pyetja është shumë e thjeshtë. Çfarë lidhje ka që institucionet amerikane të kontrollojnë një bankë shqiptare? Pse jemi të bindur që kjo është një bankë shqiptare? Përgjigjen për këtë na e jep vetë drejtori i Abi Bank-ut, z. Andi Ballta, i cili thotë: ‘Për të shmangur çdo keqinterpretim ne nuk jemi bankë në Amerikë, por bankë e investitorëve amerikanë në Shqipëri.’ Pra është shumë e qartë dhe e kthjellët. Institucioni i vetëm që kontrollon ABI Bank-un është Banka e Shqipërisë, sepse është institucioni i cili licencon bankat në territorin e Shqipërisë dhe për këtë arsye ka detyrën ti monitorojë dhe ti kontrollojë. Pra Kryeministri gënjeu haptas dhe qartë publikisht, duke shpërdoruar në mënyrë të turpshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emrin e SHBA-ve dhe autoritetin e tyre.

Njëherazi duhet të kujtojmë që ajo që nuk ndryshon, e cila pohohet dhe është tashmë fakt publik, që aksionerët themelorë janë të regjistruar në offshore, pra në parajsa fiskale, në vende në të cilat informacioni është i pamundur. Shtrojmë këto pyetje të mëdha për Bankën e Shqipërisë, si përgjegjësja kryesore me ligj, për integritetin e bankave, për integritetin e burimeve të tyre dhe për solidaritetin e tyre.

Çfarë detyre ka konkretisht Banka e Shqipërisë në momentin e licencimit? Ka detyrën të vlerësojë transparencën e strukturës së kapitalit, të vlerësojë burimin e krijimit të kapitalit, pra si janë krijuar këto para, dhe strukturën e grupit, shoqërive aksionere, etj. Këto janë detyrat që duhet të plotësojë Banka e Shqipërisë. Po a mund ti kryejë këto detyra Banka e Shqipërisë, në rastin konkret për një bankë, ku aksionerët janë regjistruar në offshore?

T’u sqarojmë shqiptarëve se çfarë pengojnë offshoret dhe çfarë informacioni nuk japin. Këto parajsa fiskale ku janë regjistruar këto kompani, me konkretisht në ishujt Kajman, çfarë lejojnë? Çfarë mundësojnë?

Së pari, lejojnë regjistrimin e kompanive offshore, pra siç është kjo kompani konkrete. Afrojnë sekret bankar, duke mos kërkuar raportim të transaksioneve financiare. Nuk japin apo nuk shkëmbejnë informacione financiare me vende të tjera, Shqipërinë në rastin konkret. Lejojnë kompani guackë, lejojnë mbajtjen sekret të strukturës organizative të endeve ligjore, shoqërive tregtare, fondeve, fondacione si dhe anonimatin e pronësisë dhe të drejtave të këtyre endeve. Natyrshëm lind pyetja: Pse banka e Shqipërisë shkel rregulloren e licensim të aprovuar nga Këshilli Mbikëqyrës duke licencuar një bankë pa informacione të domosdoshme që kërkon ligji. Çfarë arsye madhore ka pasur për një shkelje të tillë? A pa pasur presion banka për të kryej një licensim kundër rregullave dhe nëse po, nga kush? A është në gjendje Banka e Shqipërisë te japë siguri për depozitat e klientëve të bankës në mungesë të këtyre informacioneve të domosdoshme? A është e ndërgjegjshme Banka e Shqipërisë që çdo devijim i saj nga zbatimi i rregullores krijon rreziqe të sigurisë kombëtare dhe është veprimtari e hapur kundër ligjit?

Dhe e fundit më kryesorja, çfarë arsye madhore? Çfarë halli, çfarë problemi, çfarë sikleti ka Kryeministri e të tjerë përqark tij që gënjen publikisht e shpërdoron SHBA-në duke pretenduar që kjo bankë monitorohet nga enti rregullator i bankave në Amerikë. Kjo bankë është një bankë në Shqipëri, nuk është në Amerikë dhe kjo deklaratë e Kryeministrit është një mashtrim për të fshehur disa vërteta të rënda që ai i di, por dhe të tjerë i dinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY