Zbulohet lidhja familjare mes Lorik Canës dhe Ledri Vulës

Zbulohet lidhja familjare mes Lorik Canës dhe Ledri Vulës

161
0
Shares

Shpesh kemi dëgjuar që figurat e njohura publike të kenë lidhje gjaku me njëri-tjetrin. I tillë është rasti edhe mes Ledri Vulës dhe ish-kapitenit, Lorik Cana. Ky i fundit i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘SevenBizz’ ka zbuluar se ka lidhje familjare me reperin. Gjatë emisionit Loriku u pyet se cilin këngëtar do të zgjidhte mes Ledri Vulës dhe Unikktalit, duke e vënë paksa në vështirësi. Ai u shpreh se Unikkatilin e dëgjon shpesh dhe është artisti i preferuar, ndërsa me Ledrin nuk mund të tregohet i drejtë. Cana tha se me reprin janë kushërinj, duke qenë se nëna e Lorikut është nga fisi Vula. “Nëna ime me babain e Ledrit janë kushërinj të dytë”, – tregoi Loriku. Megjithatë ai shtoi se e vlerëson shumë Ledrin si këngëtar, sepse ka një stil të veçantë dhe këngët e tij janë mjaft të dëgjuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY