LAJM I FUNDIT/Merrnin lekë me anë të kanosjes, arrestohen 2 persona në...

LAJM I FUNDIT/Merrnin lekë me anë të kanosjes, arrestohen 2 persona në Shkodër

84
0
Shares

Është finalizuar me sukses operacioni policori koduar “Para të paligjshme”,nga ku janë arrestuar dy shtetas dhe është sekuestruar një shumë parash.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit arrestuan shtetasit:

E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjate dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare nje shtetaseje.

Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.

Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY