Shënohet viktima e tretë nga gripi në Senatoriumin e Tiranës

Shënohet viktima e tretë nga gripi në Senatoriumin e Tiranës

75
0
Shares

Këtë të hënë është regjistruar edhe viktima e tretë nga gripi. Dyshohet se shkaku i vdekjes janë komplikacionet që erdhën pas gripit.

Viktima është nga Gramshi dhe humbi jetën në Sanatoriumin e Tiranës.

Në 3 ditë, në këtë spital humbën jetën edhe dy persona të tjerë, sërish nga komplikacionet e shkaktuara nga gripi. Në harkun kohor të disa ditëve kanë humbur jetën 2 persona respektivisht 47 dhe 41 vjeç si pasojë e komplikacioneve të rënda në mushkri dhe që lidhet me të ashtuquajturin simptomat e gripit të derrit.

Në Sanatorium ndodhen shumë persona të tjerë në gjendje të rëndë për shkak të gripit sezonal, e mjekët po bëjnë të pamundurëm për të shëruar rastet e rënda, që janë mbledhur aty nga i gjithë vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY