Albin Kurti bashkëbisedim me studentët e Shkencave sociale, mesazhi i tij për...

Albin Kurti bashkëbisedim me studentët e Shkencave sociale, mesazhi i tij për protestën

91
0
Shares

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka mbërritur nga Kosova tek Fakulteti i Shkencave Sociale për të mbështetur studentët e pedagogët që kanë nisur grevën për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ai ka qenë pranë studentëve e pedagogëve në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe i ka inkurajuar të vazhdojnë qëndresën.

Protesta e studentëve e drejtë kur pedagogët janë më ta. Ndërhyrja e studentëve nuk është për të qeshur. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Me protestat tuaja vjen pranvera. Kjo protestë është kundër privilegjeve që kanë të pasurit”, është shprehur Kurti.

Ai ka theksuar se shoqëria shqiptare duhet të kalojë në një transformim. Kurti foli edhe për situatën në Kosovë, ku u shpreh se ka patur takime sekrete mes serbëve dhe përfaqësuesve të Kosovës, me premtime se Kosova do të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Kujtojmë se më vonë do të ketë dhe një mbledhje të Asamblesë së Fakultetit të Histori-Filologjisë nga ku do të shpallet greva nga pedagogët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY