Kriza e Venezuelës, Maduro i përgjigjet Trump: Së shpejti luftë civile

Kriza e Venezuelës, Maduro i përgjigjet Trump: Së shpejti luftë civile

61
0
Shares

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka thënë se nuk mund të përjashtohet mundësia e luftës civile, pas presioneve të shumta që ai të dorëzohet.

Në një intervistë televizive, ai paralajmëroi Presidentin e SHBA Donald Trump, se do të largohej nga Shtëpia e Bardhë “i nngjyrosur me gjak”.

Ai gjithashtu kundërshtoi me vendosmëri afatin e së dielës nga BE për të thirrur zgjedhje të menjëhershme.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaidó u shpall president i përkohshëm muajin e kaluar dhe fitoi mbështetjen e SHBA.

Ai tha të dielën se do të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar për të ofruar ndihmë humanitare për venezuelasit, por zoti Maduro e ka akuzuar atë për organizimin e një grushti shteti.

Kujtojmë se Nicolas Maduro ka në plan të shesë në total 29 ton ar të Venezuelës me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe deri në muajin shkurt. Me këto para’ ai do të blejë mallra bazë për të përkrahur qeverinë e tij të shkatërruar./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY