LSI thërret në interpelancë ministren, çfarë i kërkojnë Denajt

LSI thërret në interpelancë ministren, çfarë i kërkojnë Denajt

60
0
Shares

LSI ka kërkuar interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Kërkesa ka të bëjë me bllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar.

Përmes një kërkesë zyrtare, e cila mban firmën e kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkohet shpjegim për gjendjen kaotike të buxhetit në Skrapar.

Kërkesa

Kërkesë për interpelancë urgjente me Ministren e Financave Znj. Anila Denaj

Drejtuar

Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë

Z.Gramoz Ruçi

I nderuar zoti kryetar

Bazuar në nenin 97 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë interpelancë urgjente me ministren e financave Znj.Anila Denaj pasi dega e thesarit Skrapar prej disa ditësh në kundërshtim me çdo akt ligjor dhe nënligjor ka bllokuar veprimtarinë financiare si më poshtë:

1-Furnizim me ushqim të konvikteve

2-Furnizim me ushqim të çerdheve

3-Furnizim me ushqim i qendrës  së fëmijëve me aftësi të kufizuar 

4-Pagat e punonjësve

Si dhe ka bllokuar çdo shërbim ndaj komunitetit

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY