‘Kërkojmë debat me komisionin e Medias’, pedagogët marrin vendimet nga Asambleja

‘Kërkojmë debat me komisionin e Medias’, pedagogët marrin vendimet nga Asambleja

79
0
Shares

Ditën e sotme, pedagogët e UT, u mblodhën në takimin e radhës së Asamblesë, nga ku morën disa vendime.

Burime nga takimi bëjnë me dije se është kërkuar të themelohet një sindikatë për të mbrojtur pedagogët.

Duke rikonfirmuar vendimet e mbledhjes së parë, në përfundim janë këto 6 vendime që pedagogët kanë marrë ditën e sotme:

Vendimet

-Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët

-U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.

-I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)

-Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.

-Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.

-Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë.

Kujtojmë se pedagogët e Shkencave Sociale kanël hyrë në grevë pa afat, ndërsa disa departamente të fakulteteve të UT vijojnë bojkotin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY