Bankieri me CV 13 faqe, ja kush do të drejtojë ekonomistët e...

Bankieri me CV 13 faqe, ja kush do të drejtojë ekonomistët e Bankës Qendrore Europiane

130
0
Shares

Guvernatori i Bankës Qendrore të Irlandës Philip Lane është kandidati i vetëm për pozicionin e krye-ekonomistit të Bankës Qendrore Europiane. “Ilsole24ore” shkruan se ai njihet si njeri që mbështet linjën e Mario Draghit.

Lane zëvëndëson në detyrë belgun Peter Praet, mandati i të cilit skadon me 31 maj. Dita e sotme ishte dita e fundit kur duhej të depozitoheshin kandidaturat pranë Presidentit Eurogrupit Mario Centeno. Kandidimi në këtë pikë do të diskutohet nga Eurogrupi me 11 shkurt për të vijuar më pas në Këshillin Europian me 22 mars.

Procedura parashikon konsultim mes Parlamentit Europian dhe Bankës  Qendrore Europiane por kjo duket më shumë si formalitet nëse konsiderojmë faktin që bankieri irlandez është konsideruar një autoritet i padiskutueshëm në fushën e politikës monetare.

Ekonomisti me jetëshkrimin me 13 faqe

Philip Lane, 49 vjeçar, profesor i ekonomisë në “Trinity College” të Dublinit, ka doktoraturë të  ndjekur në Harvard dhe një eksperiencë në “Columbia University”. Ai është në drejtimin e Bankës Qendrore të Irlandës  që nga nëntori i vitit 2015. Që atëhere,ai kishte një jetëshkrim me 13 faqe, plot me tituj akademikë, eksperienca punë e artikuj shkencorë.

Si bankier qendror, ai ka ndjekur nga afër rimëkëmbjen e ekonomisë irlandeze pas krizës më të keqe që kaloi vendi që prej periudhës së pas luftës, si anëtar i Këshillit të Guvernatorëve  të Bankës Qendrore. Vitin e kaluar,ai u kandidua për postin e zëvëndëspresidentit të Bankës Qendrore Europiane, rol që më pas iu besua spanjollit Luis de Guindos.

Gara për kreun e BQE

Me kandidimin e sigurtë të Lane, që do të bëjë pjesë edhe në bordin e BQE, hyn në fuqi gara që kulminon në tetor me zgjedhjen e Presidentit të ri të Bankës Qendrore Europiane. Për presidencën e BQE janë akoma në garë shefi i “Bundesbank” Jens Weidmann, Presidenti i “Banque de France” François Vileroy de Galhau e guvernatori e ish guvernatori i Bankës së Finlandës Olli Rehn e Erkki Liikanen./ScanTV

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY