FOTO/’Balerinën e largojnë nga emisioni pas intervistës në një tjetër televizion’

FOTO/’Balerinën e largojnë nga emisioni pas intervistës në një tjetër televizion’

811
0
Shares

Balerina simpatike e emisionit STOP, Alesia Bami i çuditi të gjithë me mungesën e saj, ndërsa ishte zëvendësuar nga një tjetër balerinë, e quajtur Gloria Meshi.

Që pas mbrëmjes së djeshme, të gjithë portalet së bashku me rrjetet sociale filluan të gumëzhijnë duke ngritur dyshime se Bami është larguar përfundimisht nga televizioni Klan, pas një viti të plotë pjesë e tij.

Edhe pse nuk dihet ende zyrtarisht çfarë ka ndodhur, IconStyle shkruan se Bami ka thyer rregullat duke u paraqitur për intervistë në një tjetër televizion pa marrë një lejë nga Tv Klan.

Bukuroshja u shfaq para disa ditësh në Top Channel në emisionin e pasdites dhe kjo ka bërë që shumë të arrijnë në përfundimin se Bamin e kanë larguar për këtë motiv. Në postimin e fundit të balerinës në rrjete sociale, vëmë re thumbimin që ajo ka bërë me një diçiturë ironike e cila shigjeton persona të caktuar që nuk e kanë marrë seriozisht balerinën.

Bami nuk e ka kursyer një koment shpotitës ndaj televizionit në një postim në rrjetet sociale duke e quajtur atë tërthorazi “një kasolle”.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY