Qeveria po ‘lëviz gurët’, ndryshon VKM-në për banorët e Unazës

Qeveria po ‘lëviz gurët’, ndryshon VKM-në për banorët e Unazës

279
0
Shares

Pas protestave të përditshme të banorëve të Unazës së Re, qeveria ka menduar ‘tiu marrë mend’ me përpjeken për të shuar revoltën e tyre.

Së fundmi, mësohet se ajo ka vendosur të ndryshojë vendimin për banorët e Unazës së Re që preken nga projekti i ndërtimit të rrugës.

Ndryshe nga vendimi i parë që parashikonte qira për një periudhë dyvjeçare për banorët që u shemben ndërtesat, në vendimin e marrë sot, ndryshohen fjalët “… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”, e cila zëvendësohet me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin”.

Sipas vendimit,  Financimi i qirasë për familjet përfituese mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin dhe 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

“Financimi i qirasë të bëhet pas verifikimit nga Bashkia Tiranë të gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes, sipas parashikimeve të ligjit për strehimin”, thuhet në VKM.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej muajsh kundër vendimit që shemb ndërtesat e tyre pa i dëmshpërblyer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY