Kapet sasi e madhe droge në Gjirokastër, 7 trafikantë në pranga

Kapet sasi e madhe droge në Gjirokastër, 7 trafikantë në pranga

143
0
Shares

Policia kufitare e Gjirokastrës  ka kapur rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, në kufirin e gjelbër, mbi fshatin Dritë, të Bashkisë Dropull.

Specialistët e DVKM dhe sektorit të krimit të organizuar DVPGj-ja  kanë shoqëruar 7 persona që dyshohen si transportues të sasisë së lëndës narkotike.

Po punohet për zbulimin e autorit të vërtetë  të kësaj lënde narkotike, ndërsa ende nuk dihet sasia e saktë e drogës së sekuestruar.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur e ndarë në pako brenda një kasolle, e cila më pas dyshohet se do të transportohej drejt Greqisë.

Ndërkohë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

E gjithë droga e kapur ka ardhur si rezultat i një operacioni që ka zgjatur 48 orë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY