Tensione tek Drejtësia, përplasje mes studentëve, një vajzë merret me ambulancë

Tensione tek Drejtësia, përplasje mes studentëve, një vajzë merret me ambulancë

57
0
Shares

Kjo e hënë është shoqëruar me debate dhe tensione në Fakultetin e Drejtësisë.

Nga informacionet e fundit, mësohet se ka pasur përplasje mes studentëve të ngujuar dhe atyre që duan të rikthehen në mësim.

Sipas studentëve të  ngujuar, disa studentë kanë tentuar të hyjnë me dhunë në auditore, madje kanë thyer dhe një xham.

Për shkak të përplasjeve fizike, një nga studentet e ngujuara nuk është ndjerë mirë, ndaj dhe është transportuar me ambulancë drejt urgjencës.

Pas tensioneve situata është normalizuar, ndërsa studentët ngujues pritet të dalin me një vendim se si do të vijojë protesta e tyre.

Kujtojmë se bojkoti vazhdon ende në disa fakultete, ndërsa kjo javë është afati që Asambleja e UT, i ka vendosur Edi Ramës për të plotësuar kërkesat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY