OMN kërkon ankimimin e vendimit të ‘Vettingut’ për prokurorin Besnik Cani

OMN kërkon ankimimin e vendimit të ‘Vettingut’ për prokurorin Besnik Cani

125
0
Shares

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisionerët Publikë të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rikonfirmimin në detyrë të prokurorit, Besnik Cani, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Cani, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, u konfirmua në detyrë më 27 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sot (25 janar), Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar Komisionerët për vendimin.

“Në të njëjtën datë, 25.1.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit“, thuhet në njoftim.

Në fund të rekomandimit të gjatë, OMN thekson se një shqyrtim i duhur i të gjithë elementëve duhet të rezultojë me pushimin nga detyra për faktin se ai rrezikon besimin e publikut tek sistemi gjyqësor dhe është në rrethanat e pamundësisë për të korrigjuar mangësitë me anë të trajnimit.

OMN kërkon nga Kolegji i Apelimit që të shqyrtojë disa dosje që sipas saj do të kenë ndikim thelbësor për rivlerësimin. Sipas OMN-së, KPK-ja pranoi de facto një kontratë midis subjektit rivlerësues dhe një kompanie.Sh.p.k. Sipas OMN-së, kontrata midis prokurorit dhe një kompanie është në kundërshtim me detyrimet etike të një prokurori.

Një tjetër shqetësim për OMN-në, është deklarimi i subjektit rivlerësuar për adresën e banimit pa një vend të përhershëm qëndrimit. Sipas deklaratë, KPK-ja duhet të kishte arritur një konkluzion negativ për këtë çështje në lidhje me përgjegjësitë e vlerësuesit.

Për prokurorin e Elbasanit, Besnik Cani, njëkohësisht këshilltar i komanduar i Arta Markut, ILDKPKI theksonte se ka bërë deklarimi të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Por sipas hetimeve të KPK-së, prokurori nuk justifikon banesën e tij në Paskuqan, por vetë Cani tha se ndërtimi i saj është bërë nga të ardhurat në emigracion.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK vlerëson se Besnik Cani nuk kishte patur kontakte të papërshtatshme.

Cani ishte në listën e 57 emrave me gjyqtarë dhe prokurorë që kandidonin për institucionet e reja të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Që në nisje të procesit, KPK ka konfirmuar në detyrë 36 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa ka nxjerrë nga sistemi 31 prej tyre.

Pothuajse të gjitha vendimet janë ankimuar në KPA nga Komisioneri Publik dhe vetë subjektet, por kjo nuk e pengon nisjen e procedurës për formimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY