Basha përshendet ratifikimin e marrëveshjes: Sjell paqe dhe stabilitet në rajon

Basha përshendet ratifikimin e marrëveshjes: Sjell paqe dhe stabilitet në rajon

56
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim  Basha ka përshëndetur ratifikimin nga ana e parlamentit grek të marrëveshjes së Prespës, për emrin e ri të Maqedonisë.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se kjo konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Më herët reagoi dhe Presidenti Meta i cili  tha se është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë.

Votimi për ratifikimi erdhi pas tre ditëve nga debati i ashpër mbi marrëveshjen për emrin.  Synimi ishte t’i jepej fund një mosmarrëveshje gati tre dekadë që e ka mbajtur Maqedoninë larg anëtarësimit me aleancën ushtarake perëndimore dhe Bashkimin Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY