Deputeti i nxjerr dokumentin Manastirliut: Si mund të gënjesh kaq trashë moj...

Deputeti i nxjerr dokumentin Manastirliut: Si mund të gënjesh kaq trashë moj zonja ministre

595
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë reagoi ndaj Urdhrit të Stomatologut se kërkesa e tyre për rritjen e çmimit të shërbimeve në klinikat dentare është e paaplikueshme, ndaj vendimi do të depozitohet në gjykatë.

Por, deputeti i PD, Bardh Spahia ka nxjerrë një dokument, përmes të cilit shkruan se vendimi i sotëm i MSH nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim.

Sipas Spahisë, ministrja Manastirliu ka qenë në dijeni të këtij vendimi dhe kjo vërtetohet përmes vendimit të Këshillit Kombëtar, i miratuar me 22 vota. Nga këto 22 vota sipas tij ka votuar pro nga përfaqësuesi i Fondit të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa juristi i ministrisë ka abstenuar.

Reagimi:

PAFYTYRESIA E OGERTA MANASTIRLIUT ME CMIMET E SHERBIMEVE DENTARE

Po si mund të gënjesh kaq trashë moj zonja ministre e shëndetësisë? Pas denoncimit të djeshëm nga PD, por edhe qytetarë të veprimit antiligjor të Urdhërit të Stomatologut me caktimin të tavanit të cmimeve për shërbimet dentare, spikat hipokrizia e ministres Ogerta Manastirliu, që po vrapon ta “dënojë” këtë akt që ndodhi 6 dhjetorin e kaluar, duke e cuar në gjykatë.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, e të cilëve ministrja e shëndetësisë po u hedh hi syve pacipësisht, në dokumentin e mëposhtëm, duket reultati I votimit të vendimit të 6 dhjetorit: 22 vota pro e dy abstenime. Cfarë ministrja Manastirliu nuk thotë, është se 2 prej atyre votave pro janë të ministrisë së shëndetësisë, e cila sipas ligjit është pjesë e Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut. Përfaqësuesi I Fondit të Kujdesit Shëndetësor, që ka kryetar të këshillit administrativ vetë Ogerta Manastirliun, ka votuar PRO kësaj liste cmimesh, ndërsa juristi i ministrisë së shëndetësisë (që me gjasë njeh mirë ligjin), ka abstenuar, dmth nuk ka kundershtuar.

Pra Ogerta Manastirliu, jo vetëm që nuk e mësoi dje për herë të parë atë vendim, por ishte pjesë e atij vendimi antiligjor të 6 dhjetorit, që sot thotë se po con në gjykatë. Para gjykatës duhet të dalë e para ministrja, pjesë e atij vendimi.
Mashtrimi kaq i hapur i opinionit publik, nuk skuq e as zverdh ministren në provë të Edi Ramës, ndërsa qytetarët përballen me babëzinë pa fre të cdo vendimi, edhe kur ky u prek direkt shëndetin e tyre. #Proteste#TeLargojmeEdiRamen

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY