Nuk pranoi të kryente marrëdhënie seksuale, i riu godet me grushta vajzën

Nuk pranoi të kryente marrëdhënie seksuale, i riu godet me grushta vajzën

144
0
Shares

Një 28-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije.

Burimet bëjnë me dije se i riu e ka dhunuar dhe goditur vajzën e cila e ka refuzuar.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.B., 28 vjeç, banues në  Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se  ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më dhunë, me një  shtetase.

Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur nē tentative”, parashikuar nga nenet 102 e 22  të Kodit  Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY