Ambasada Shqiptare braktis emigrantët në Itali/ “Bëni protesta në Tiranë se s’kemi...

Ambasada Shqiptare braktis emigrantët në Itali/ “Bëni protesta në Tiranë se s’kemi ç’bëjmë”

3072
0
Shares

Procesi i njohjes së patentave me disa vende tw rajonit pas firmosjes së marrëveshjeve dypalëshe ka nxjerrë në pah problematikën, me të cilën hasen shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut.

Një shtetas shqiptar në Itali në mesazhin e dërguar në redaksinë e JOQ Albaniaka shprehur shqetësimin se në Itali, patentat e reja nuk mund të konvertohen për të fituar lejen e drejtimit italiane.

Kështu që rrjedhimisht të gjithë ata që do të marrin dokumente italiane do u duhet të bëjnë patentë nga e para, pasi ajo shqiptare nuk njihet.  Qytetari ka deklaruar se organet në Itali ua zvarrisin punën, ndërsa ka thënë se autoritetet në Romë i kanë drejtuar që të kthehen në Toranë dhe të bëjnë protesta.

Qytetari shkruan:

Janë me qindra shqiptarë në Itali, që nuk mund të konvertojnë patentat shqiptare në italiane. Sipas ligjit që ka 10 vite që ka hyrë në fuqi, Italia nuk njeh më patentat shqiptare në motorizzazione. Kontaktojmë ambasadën Shqiptare në Milano na thotë kontaktoni Romën. Kontaktojmë Romën na thotë bëni protesta në Tiranë se skemi se ça të bëjmë.
A e kupton njeri shtetin Shqiptar?
Motorizzazione thotë nuk pranojmë kthim patente. Ky është dokumenti ku ambasada shqiptare në Milano më jep të drejtën e njohjes së patentës.
Bëhet në rast kthimi nga shqip në italisht. Por motorizzazione tha se nuk i njeh më patentat shqiptare.
Po kërkoj të bëj patentën, kam katër muaj rezident në Itali dhe nuk ma njohin patentën e re shqiptare, të cilën e kam marrë për herë të parë në 2008.”

Ky problem është evidentuar nga emigrantët shqiptarë në vendet e BE-së, që vitin e kaluar, por Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi asokohe se është në proces komunikimi me autoritetet italiane për njohjen e modelit të ri të patentës.

Si duket pas një viti, procesi i komunikimit nuk duket të ketë rezultuar pozitiv, sepse ende shqiptarët në Itali nuk kanë gjetur një zgjidhje.

Për JOQ Albania qytetari shkruan:

Motorizzazione civile në Itali Brescia më tha se s’ka azhornuar sistemin Ministria e Trasporteve të Shqipërisë dhe nuk dihet kur e azhornon.
Kjo është permeso e sogiornos, që  tregon se kam dhe disa muaj për të lëvizur me patentë shqiptare, sepse më vonë sekuestrohet patenta dhe makina. Brenda një viti lejohet me patentë shqiptare. Me pak fjalë të gjithë shqiptarët që do lëvizin nëpër Evropë nëse marrin dokumente do u duhet të bëjnë patentë nga e para, duke qenë se nuk njihet më patenta shqiptare.
Shteti shqiptar nuk ka deklaruar asgjë rri në heshtje. Turp. Pra patentat e reja nuk kthehen më, vetëm të vjetrat kthehen.”

/ JOQ Albania

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY