Besnik Mustafaj: Cakaj është i paaftë për të bërë detyrën e ministrit

Besnik Mustafaj: Cakaj është i paaftë për të bërë detyrën e ministrit

154
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka reaguar në lidhje me delegimin e kompetencave të kryediplomatit për zv.ministrin Gent Cakajn, nga Kryeministri Edi Rama.

Mustafaj në një intervistë për News24 u shpreh se  Cakaj është i paaftë për ta bërë atë detyrë dhe se me prezantimin që bëri dje ja shtoi namin e keq vetes.

“Fjalimi i djeshëm ishte konfirmim i dyshimeve që unë dhe të tjerë kishim për aftësitë e tij. Ai ja shtoi namin e keq vetes. Tregoi se ishte i papërgjegjshëm, nuk ishte përgatitur.
Fjalimi i preznatimti është i rëndësishëm kudo në botë, edhe presidenti i SHBA punon disa javë për fjalimin e prezantimit.

Unë prisja të thoshte cilat janë sfidat kryesore, ne do marrim drejtimin e OSBE, hera e parë që Shqipëria ka një peshë të tillë. Shqipëria ka dhe një votim në OKB për Këshillin e Sigurisë, ka dhe negociata. Ai nuk foli fare për këto”, tha Mustafaj

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY