Rama si Ministër i Jashtëm? Meta: Do përgjigjem me qetësi, por pa...

Rama si Ministër i Jashtëm? Meta: Do përgjigjem me qetësi, por pa dashuri

47
0
Shares

Pasi Kryeministrit Edi Rama ‘iu kthye’ prapsht propozimi i Gent Cakajt për ministër të Jashtëm, kryeministri erdhi me vendimin se do të propozonte emrin e tij si ministër i jashtëm. Madje u përfol se tashmë ia kishte dërguar emrin në zyrë presidentit Meta.

Të shumtë kanë qënë reagimet dhe komentet, ku madje dhe specialistë kanë sqaruar duke iu referuar kushtetutës, se kjo gjë nuk lejohet.

I ndodhur në Lezhë, Meta ka dhënë përgjigje nëse do ta dekretonte si ministër Ramën.

Pyetje: Zoti Meta, a do ta dekretoni kryeministrin si ministër të Jashtëm?

Presidenti Meta: Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.

Meta ka reaguar dhe arrestimin e Klement Balilit për të cilin falenderon ndërkombëtarët.

Si e komentoni dorëzimin e Klement Balilit?

Presidenti Meta: E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY