Skandali i gjyqtarit nga Fieri, deputeti: Kemi prapë fjalë boshe me reforma...

Skandali i gjyqtarit nga Fieri, deputeti: Kemi prapë fjalë boshe me reforma e tërr tërr

158
0
Shares

Të shumta kanë qënë reagimet pas publikimit të video-skandalit, kur gjyqtari i Fierit i kërkonte një nëne të divorcuar para në këmbim të kujdestarisë së vajzës.

Dhe deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas kësaj ngjarje, duke dënuar aktin e shëmtuar si dhe duke kërkuar ndëshkimin e merituar.

Salianji shkruan se Shqipëria zgjodhet nga deklarata ndërkohë që duhet një reformë e mirë për të ndryshuar sistemin.

REAGIMI I PLOTË 

Neveri! Prapë deklarata boshe në vend të ndëshkimit të merituar!
Padrejtësia më e madhe e drejtësisë është që pasi i shikon se si i marrin para, i kërkojnë seks, e përçudnojnë duke i kërkuar perversitete në këmbim të një “vendimi të mirë” Shqipëria zgjohet me deklarata nga institucionet “prandaj duhet reforma…..”
Tre vjet pasi janë bërë ndryshimet kushtetuese, disa jave qe është ngritur KLGj dhe sot në vend që të kishte ndëshkim për turpërimin qe i ben shtetit nje gjyqtar qe merr para dhe favore ne këmbim te drejtësisë kemi prape fjale boshe me reforma e terr terr.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY