‘Të presë nga dreka se kemi mbledhje’, blegtori i bllokuar në borë...

‘Të presë nga dreka se kemi mbledhje’, blegtori i bllokuar në borë merr përgjigjen absurde nga prefektura

209
0
Shares

Deputeti Tritan Shehu sërish ka bërë publike raste të situatës emergjente në qarkun e Gjirokastrës.

Ai i referohet dy blegtorëve të cilët kanë mbetur dhe kanë kërkuar ndihmë nga ana e prefekturës, por përgjigja që u është dhënë është qesharake.

Konkretisht është blegtori Alket Nikolli në zonën e Golemit ka mbetur i bllokuar në Glinë të Dropullit. Deputeti thotë se Nikollit nuk i është dhënë asnjë ndihmë nga ana e prefekturës, ku i është dhënë një përgjigje qesharake: Të presi deri nga dreka se ka mbledhje.

Ndërkohë deputeti ka bërë publik dhe numrin e telefonit të Nikollit, dhe apelon për ndihmë të menjëhershme ndaj tij.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY