Aksidenti tragjik në Levan-Tepelenë, gjendja e 5 të plagosurve, 1 rëndë

Aksidenti tragjik në Levan-Tepelenë, gjendja e 5 të plagosurve, 1 rëndë

63
0
Shares

Aksidenti i djeshëm m[ autostradën Levan-Tepelenë i mori jetën dy personave, ndërsa la të plagosur 5 të tjerë.

Bëhet me dije se 5 të plagosurit ndodhen ende në spital, ku disa prej të cilëve janë transferuar për në Tiranë, pasi ndodhen në gjendje të rëndë.

Konkretisht, i plagosuri Jorgji Meraj po transferohet në gjendje të rëndë shëndetësore për në Tiranë. Të plagosurit Haxhi Lamaj dhe Agron Cecollari  janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital.

Sokol Dhima ka dalë nga spitali pasi ka një gjendje të qendrueshme shendetesore, ndërsa aktualisht në pavion është Menyre Lamaj

Sipas policisë, fillimisht në këtë ngjarje të rëndë një mjet ka përplasur një këmbësor dhe njerëzit e zonës dhe pasagjerë të tjerë kanë ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit, por një makinë e tipit “Opel” është futur në parakalim duke marrë përpara edhe persona të tjerë.

Viktimat:
1- Fetah Shahja 64 vjeç, banues në Tiranë
2- Durim Lamaj 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier

Të plagosurit: 
1-Haxhi Lamaj
2-Mynyre Lamaj

3- Agron Cocalli
4-Jorgo Meraj
5-Sokol Dhima

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY