VIDEO/Studentët marshojnë tek Kryeministria, protesta paralele dhe në rrethe

VIDEO/Studentët marshojnë tek Kryeministria, protesta paralele dhe në rrethe

59
0
Shares

Studentët kanë nisur me marshimin për t’u bashkuar të gjithë në ambjentet para Kryeministrisë.

Mësohet se në disa prej fakulteteve është bojkotuar mësimi, ndërsa studentët shprehen të vendosur për të vijuar me protesta për të kërkuar realizimin e 8 pikave të tyre.

Mësohet se përveçse në Tiranë, ka dhe protesta paralele të studentëve në rrethe. Janë disa studentë të Universitetit të Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani të cilët janë grumbulluar për të protestuar.

Nga ana tjetër, dhe studentët e ‘Fan Nolit’ në Korçë, kanë sfiduar të ftohtin për të dalë dhe protestuar për të drejtat e tyre.

Kryeministria, ndërkohë ka filluar të rrethohet me forca të shumta policie, pasi pritet të jenë disa studentë të cilët do të qëndrojnë para godinës për orë të tëra.

Edhe pse Kryeministri prezantoi paktin për Universitetin, studentët nuk e kanë pranuar duke e cilësuar të paplotë dhe kundër kërkesave të tyre.

LIVE – Protesta e studentëve!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 7 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY